Benet Beci: Bashkia Shkodër nis punën për hartimin e planit të mobilitetit të qëndrueshëm urban

Benet Beci, kryetari i Bashkisë Shkodër shkruan në Facebook: 

Bashkia Shkodër ka nisur punën për hartimin e planit të mobilitetit të qëndrueshëm urban që do të përcaktojë zgjidhje afatgjata për lëvizshmërinë në qytetin tonë dhe në Velipojë.
Ky proces po ndodh në kuadër të projektit të integruar të zhvillimit urban dhe turistik për veriun e vendit “Gate of Alps”, falë investimit të Bankës Evropiane të Investimeve, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe sigurisht bashkinë tonë.
Ky projekt do të fokusohet tek investimet në qytet dhe në zonën e Velipojës, duke u ndalur veçanërisht në pikat turistike të tyre.

SHKARKO APP