Benet Beci duke promovuar bukuritë e Shkodrës, sjell magjinë e ujëvarës së Thethit

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, duke promovuar bukuritë e magjishme të Shkodrës, ka sjell gurgullimën e ujit të ujëvarës së Thethit dhe rrëzimin e potërshënm të ujit të bjeshkëve prej një lartësie të konsiderueshme, duke krijuar kështu një spektakël të vërtetë të natyrës.

Gjithnjë aty ku kjo mrekulli ndodh ka turistë të shumtë, të cilët nuk vijnë vetëm të shijojnë këtë magji të natyrës, por edhe të bëjnë foto, video, e pse jo edhe të lahen në ujërat e kristaltë dhe të ftohtë.

Ujvara e Thethit është një nga atraksionet natyrore më të bukura dhe të njohura të Shqipërisë, e ndodhur në zemër të Alpeve Shqiptare, në Parkun Kombëtar të Thethit, afër fshatit Theth. Ajo njihet për peizazhin e saj mahnitës dhe ujërat kristal të pastra.

Siç ju e dini, ujvara është rreth 30 metra e lartë dhe krijon një pamje të jashtëzakonshme teksa uji bie mbi shkëmbinj të mprehtë dhe gjelbërim të harlisur.

Uji i ujvarës vjen nga burime natyrore të alpeve dhe lumi i Thethit, duke i dhënë ujit një freski të veçantë dhe një temperaturë shumë të ulët.

Për të arritur te Ujvara e Thethit, duhet të bëni një ecje prej rreth 45 minutash nga fshati Theth. Shtegu është i përbërë nga terrene malore, por rruga ofron pamje spektakolare të natyrës së paprekur dhe është një eksperiencë e mrekullueshme për adhuruesit e ecjeve dhe aventurave.

Përveç ujvarës, zona e Thethit ofron dhe atraksione të tjera si Kulla e Ngujimit, Shtegu i Valbonës, dhe burimet e Shalës.

Ujvara e Thethit është një vend i dashur për turistët, veçanërisht në muajt e verës, kur moti është më i ngrohtë dhe e bën më të lehtë eksplorimin e zonës.

Albert Vataj

SHKARKO APP