Benet Beci emëron Arian Çuliqin drejtor të teatrit “Migjeni” në Shkodër

Arian Çuliqi është drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Ishte kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që e bëri të ditur lajmin në një postim në rrjetet sociale.

“Sot i kam pritur në zyrë të dy kandidatët për drejtues të teatrit “Migjeni”, Sara Smaja dhe Arian Çuliqi, të cilët i falënderova për platformat e tyre”, tha Beci.

Kryebashkiaku Beci bëri të ditur se “duke vlerësuar kontributin dhe idetë e tyre kam vendosur që drejtues të teatrit ” Migjeni” të emëroj Arian Çuliqi, ndërsa Sara Smaja ta bëj pjesë të ekipit drejtues të kulturës në bashkinë e Shkodrës”.

Arian Çuliqi është aktor dhe regjisor shqiptar, në zhanrin komik. Ka lindur më 25 mars 1960 në Shkodër. Ai ka vënë në ekran filma komedi që kryesisht janë luajtur nga aktorë të njohur të skenës shqiptare.

SHKARKO APP