Benet Beci: Frytdhënës takimi lidhur me “Infrastrukturën e pedalimit dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme urbane në Shkodër”

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci shkruan në Facebook: 

Frytdhënës takimi lidhur me “Infrastrukturën e pedalimit dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme urbane në Shkodër”.
Kënaqësi e veçantë që interesit e pjesmarrjes aktive në këtë takim krahas specialistëve, iu bashkua edhe Ambasadori i Holandës në vendin tonë, z. Reinout Caspar Vos.
Shkodra duhet të jetohet natyralisht, siç e ka traditën, siç e ka mjedisin.
Një qytet i pastër, i gjelbër, i këndshëm e i shëndetshëm, që biçikletën e ka pjesë të rëndësishme të përditshmërisë.
Jemi të vendosur në këtë drejtim, po punojmë fort me planin e ri të lëvizshmërisë, ndaj mbështetja e përvojës hollandeze ka një rëndësi të veçantë për ne.
Takimi u organizua nga Bashkia Shkodër dhe Ambasada e Holandës në Shqipëri, në kuadër të Javës Kulturore Holandeze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?