Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, punimet te Ura e Bahçallëkut drejt fundit

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka inspektuar ecurinë e punimeve në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut, duke konfirmuar se transformimi i hyrjes kryesore të qytetit po ecën me ritme të shpejta.

Përmes një komunikimi publik, Beci theksoi se ky projekt nuk është thjesht një ndërhyrje rrugore, por një vizion i ri për ta kthyer këtë nyje strategjike në një hapësirë dinjitoze dhe moderne.\

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut, një nga nyjet më të rëndësishme të aksesit në qytet. Punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës po avancojnë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.
Kjo ndërhyrje synon ta kthejë këtë zonë në një hyrje funksionale dhe përfaqësuese, që reflekton identitetin dhe zhvillimin urban të Shkodrës, duke i dhënë qytetit një prezantim më të rregullt, më modern dhe më mikpritës për banorët dhe vizitorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?