Benet Beci: Kalaja e Rozafës kryeson turizmin në Shqipëri
Shkodra konfirmon edhe një herë rolin e saj si një nga destinacionet më tërheqëse në vend, teksa Kalaja e Rozafës renditet si siti më i vizituar, sipas të dhënave të publikuara nga Blendi Gonxhja.
“Kalaja e Shkodrës, më e vizituara në Shqipëri 🏰
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhënat e dy muajve të parë të vitit 2026, ku trashëgimia jonë kulturore vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.
Në krye të kësaj renditjeje qëndron Parku Arkeologjik i Shkodrës (Kalaja e Rozafës), si siti më i vizituar në vend, me 8,587 vizitorë.
Një tregues i qartë se Shkodra mbetet një pikë referimi për turizmin kulturor, aty ku historia dhe peizazhi bashkohen në një përvojë unike për çdo vizitor”, shkruan Benet Beci në postimin në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

