Benet Beci: Kujdes për trashëgiminë, ndërhyrje për bibliotekën “Marin Barleti”

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, vijon të evidentojë punën për mirëmbajtjen dhe rikthimin e vlerave të objekteve me rëndësi në qytet, duke theksuar ndërhyrjet që ruajnë identitetin dhe trashëgiminë urbane.

“Pranë bibliotekës Biblioteka “Marin Barleti” ka nisur puna për sistemimin e plotë të fasadës së këtij objekti simbol të qytetit. Së bashku me specialistët e DRTK kemi nisur pastrimin e pllakave të mermerit, ndërsa më pas do të ndërhyhet edhe në përmirësimin e pamjes së kësaj godine të rëndësishme në qendër të Shkodrës.
Janë ndërhyrje të vogla, por që i japin vlerë pasurive të qytetit.”, shkruan Beci në postimin në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?