Benet Beci: Me tregtarët e Zdrales diskutuam mbi projektin e transformimit urban për këtë zonë
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është takuar me tregtarët e Zdrales për të folur mbi projektin e transformimit urban për këtë zonë.
Beci në një postim në Facebook shkruan se ky projekt është në fazën e detajimit teknik për t’i dhënë kësaj zone një imazh dhe zhvillim tjetër.
Postimi i plotë:
Me tregtarët e Zdrales diskutuam mbi projektin e transformimit urban për këtë zonë.
Një projekt që është në fazën e detajimit teknik për t’i dhënë kësaj zone një imazh dhe zhvillim tjetër. Jo vetëm zhvillimi i zonës, por dhe ruajtja dhe mbështetja e aktiviteteve tregtare të tyre do të jetë prioritet i bashkisë!