Benet Beci: Monitorim të pandërprerë situatës së krijuar nga moti i rënduar

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci shkruan në Facebook: 

Vazhdojmë të mbajmë në monitorim të pandërprerë situatën e krijuar nga moti i rënduar në 24 orët e fundit. Komisioni i Emergjencave Civile, të gjitha strukturat e bashkisë dhe ndërmarrjeve në varësi janë në monitorim të situatës. Për çdo nevojë, për çdo emergjencë të mundshme, kontaktoni në çdo kohë me administratorët dhe Komisionin e Emergjencave Civile përmes kontakteve që kemi vënë në dispozicionin tuaj.
Edhe në orët në vijim parashikohet të ketë reshje në territorin e Bashkisë Shkodër.
Kërkojmë nga të gjithë banorët të tregojnë kujdesin maksimal për vete dhe të afërmit e tyre. Shëndeti dhe jeta e gjithsecilit prej jush është shumë e shtrenjtë dhe prandaj detyrimi ynë i përbashkët është ta mbrojmë atë, si edhe pronën e pasurinë e qytetarëve.
Së bashku duke u mbështetur te njëri- tjetri, jam i bindur se do të kalojmë çdo vështirësi!

SHKARKO APP