Benet Beci ndan pamjet nga Thethi plot me turistë të huaj

Thethi vijon që të vizitohet nga turistët e huaj edhe këtë shtator, edhe pse ka ulje të temperaturave. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka ndarë pamjet me turistët e shumtë që ndodhen në Theth, ku shpreh edhe falënderimet për të gjithë ata që kanë zgjedhur të vizitojnë Thethin.

Vitet e fundit në Theth janë shtuar strukturat mikpritëse. Në shumicën e rasteve janë kullat e vendasve të kthyera në bujtina, që kanë pritur vizitorë nga të gjitha anët e globit. Kryesisht turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 metrave, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas.

Fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit. Si shumica e Alpeve shqiptare, parku mbizotërohet nga shkëmbinj gëlqerorësh dhe dolomitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?