Benet Beci: Në Bleran kemi nisur ndërhyrjen për pastrimin e plotë të kanalit të përroit
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci shkruan në Facebook:
“Mirëmëngjes! Në Bleran të Njësisë Administrative Rrethina kemi nisur ndërhyrjen për pastrimin e plotë të kanalit të përroit i cili rrezikonte banesat prej vitesh. Një ndërhyrje që po kryhet në kohë sa më të shpejtë për të shmangur rrezikun gjatë periudhës së dimrit. Gjatë diskutimeve me banorët e zonës folëm edhe për ndërhyrje të tjera në rrugë dhe në rrjetin e energjisë të amortizuar prej vitesh”.