Benet Beci: Parada unike e karrove, dritave dhe personazheve pushtoi rrugët e Shkodrës
Shkodra ka dëshmuar sërish se di të dhurojë spektakël të përmasave evropiane! Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, ka ndarë pamjet magjike të një nate ku tradita e karnavaleve u gërshetua me teknologjinë moderne, duke e shndërruar qytetin në një kryevepër drite dhe emocioni.
Postimi i plotë:
Parada unike e karrove, dritave dhe personazheve pushtoi rrugët e Shkodrës, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur feste.
Në të njëjtën mbrëmje, muret e Bashkisë Shkodër morën jetë përmes një loje regjisoriale të kuruar në çdo detaj; personazhet, format dhe ritmi u shkrinë natyrshëm me paradën në rrugë, në një mapping show që mahniti çdo sy dhe e veshi fasadën me dritë, lëvizje e fantazi.
Kjo video përmbledh energjinë, ngjyrat dhe atmosferën e një spektakli të vërtetë karnavalesh aty ku rruga dhe arkitektura u bënë një, ku qyteti foli me imazhe dhe festa u ndje në çdo cep. 🎭✨
#MappingShow #Shkodra #Karnavalet #LightShow #ShkodraFeston ✨🎭
KOHA JONË SONDAZH

