Benet Beci: Përroi i Goricës, nuk do të jetë më rrezik

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ndodhet në terren për të parë nga afër përroin e Goricës e cila ka rrezikuar banorët e Muriqanit në Njësinë Ana e Malit.

Postimi i plotë: 

#bashkianëpunë
Përroi i Goricës, nuk do të jetë më rrezik, ashtu siç ka ndodhur çdo vit për banorët e Muriqanit në Njësinë Ana e Malit. Falë ndërhyrjes së Bashkia Shkodër dhe Bordit të Kullimit, është në fazën përfundimtare pastrimi i plotë i përroit, që ka krijuar probleme dhe përmbytje për zonën. Banorët më treguan se prej 50 vitesh askush nuk kishte vënë dorë në këtë zone… dhe me këtë ndërhyrje zgjidhet kjo problematikë në vite për komunitetin atje.

SHKARKO APP