Benet Beci pret fituesit e festivalit në RTSH: Shkodra Elektronike na bëri krenarë të gjithëve!

Kryebashkiaku Benet Beci ka pritur në takim grupin “Shkodra Eleketronike”, fituesit e festivalit në RTSH, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm.

“Me Beatriçen dhe Kolën, që me Shkodrën Elektronike na bënë krenarë të gjithëve!
Kënga e tyre fantastike dhe interpretimi i jashtëzakonshëm bashkuan të gjithë shkodranët për ta mbështetur Shkodrën në Eurovision. Një emocion i papërsëritshëm dhe një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shkodrën në arenën ndërkombëtare.
I sigurova artistët për mbështetje të pakursyer në mënyrë që përfaqësimi i tyre në maj, në Basel të Zvicrës, të jetë dinjitoz. Aty do të jenë sytë dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve”, shkruan Benet Beci në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga ky takim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?