Benet Beci pret Myftiun e Shkodrës në prag të 33 vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur në një takim Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Ky takim vjen në prag të 33 vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë në Shkodër.

Beci në një postim në Facebook shkruan se ky takim shërbeu për të kuptuar rëndësinë e kësaj ngjarje jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës me Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në prag të 33 vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë në Shkodër.
Diskutuam mbi rëndësinë e kësaj ngjarje jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë. Së bashku folëm edhe rreth çështjeve të tjera në dobi të komunitetit dhe frymës së bashkëpunimit institucional.

SHKARKO APP