Benet Beci: Rrugët e Shkodrës me teknologji miqësore ndaj mjedisit

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci vijon punën intensive në Shkodër. Në një postim në rrjetin social Facebook, Beci shkruan se me nisjen e punimeve në 11 rrugë të Shkodrës qytetit i shtohten 56.000 m2 ndriçim LED me tekonologji të re miqësore ndaj mjedisit.

Postimi i plotë:

Me nisjen e punimeve në 11 rrugë të Shkodrës, qytetit i shtohen 56.000m2 ndriçim LED me teknologji të re miqësore ndaj mjedisit.
50 milionë lekë të rinj përfiton Shkodra nga ky financim si një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër.

SHKARKO APP