Benet Beci publikon video nga liqeni i Shkodrës

Kryeministri Rama përzgjodhi Shëngjinin dhe Pjerin Ndreun në raport me Shkodrën dhe Benet Becin për të mbledhur qeverinë dhe drejtuesit kryesorë të mazhorancës.

Nga dje Shëngjini u bë kryelajmi dhe kryeqendra e vendit, ndërkohë që Benet Beci po punon ditë e natë për një Shkodër moderne dhe me kushte europiane.

Në fakt sivjet qeveria duhej të mblidhej në Shkodër, për një mijë e një arsye, por Pjerin Ndreu, kryebashkiaku aktual në Lezhë ia mori kryeministrin, Benet Becit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një stil shkodran, perfekt, Benet Beci ka publikuar sot një video ku tregon bukuritë e Shkodrës, lliqenit, etj., si për ti thënë Pjerin Ndreut se bukuritë që ka Shkodra dhe liqeni i Shkodrës nuk i ka Shëngjini, ku do të vijnë emigrantët afrikanë.
Me sa duket Edi Rama e ka planifkuar me finesë mbledhjen e qeverisë në Shëngjin si për të larguar frikën e banorëve dhe biznesit vendas për ardhjen e afrikanëve në Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkodra e priste një mbledhje qeverie, sidoqoftë! Por Pjerin Ndreu është “ujk” më i vjetër sesa Benet Beci, që njeh vetëm punën.

Një video e publikuar sot në mëngjes te profili i Becit jep bukuritë mahnitëse të liqenit të Shkodrës, ku pulëbardhat dhe zogjtë e tjerë vallëzojnë në ujin e liqenit.

Foto nga liqeni i Shkodrës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?