Benet Beci: Thirrje për mbrojtjen e liqenit, pasurisë sonë të përbashkët
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, e ka nisur ditën me një mesazh sensibilizues drejtuar qytetarëve, ndërsa ka ndarë pamje nga aksioni i pastrimit në bregun e liqenit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci ka theksuar se kujdesi për këtë pasuri natyrore është një prioritet i vazhdueshëm i punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes 🌿
Pastrimi i bregut të liqenit nga mbetjet urbane, nga punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, është pjesë e kujdesit të vazhdueshëm për një nga pasuritë natyrore më të çmuara të Shkodrës.
Liqeni është frymëmarrje për qytetin. Çdo mbetje e hedhur aty është një hap larg kulturës që duam të përfaqësojmë. Ta mbrojmë me gjeste të thjeshta, por të ndërgjegjshme. 💚
KOHA JONË SONDAZH

