Benet Beci ua beson Bashkinë të rinjve për një ditë
Në një nismë frymëzuese që vë në qendër zërin e të rinjve, Bashkia e Shkodrës u drejtua simbolikisht për një ditë nga dy nxënës të dalluar, duke sjellë ide të reja dhe një vizion të freskët për të ardhmen e qytetit.
“Për një ditë, karrigia e Kryetarit të Bashkisë iu besua vizionit të dy të rinjve model.
Nga mbi 50 aplikime të grupmoshës 15–18 vjeç, Ajla Piraniqi nga Gjimnazi “28 Nëntori” u përzgjodh Junior Mayor, ndërsa Andrea Zalli nga Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla” si Deputy Junior Mayor.
Ata morën drejtimin e bashkisë për një ditë, zhvilluan mbledhje me drejtorët e drejtorive dhe prezantuan me qartësi idetë dhe vizionin e tyre për Shkodrën.
Nga “Syri i Shkodrës”, “Shkodra në Lëvizje”, “Stacionet e energjisë pozitive”, tek hapësirat moderne, turizmi, sporti dhe një bibliotekë bashkëkohore çdo ide dëshmoi se kur të rinjtë mendojnë për qytetin e tyre, nuk ka kufij për imagjinatën.
🎖️ Ajla dhe Andrea u certifikuan për vizionin, kreativitetin dhe përfaqësimin dinjitoz të brezit të ri.”, shkruan Beci në postimin në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

