Benet Beci drejt thyerjes së bastionit historik, pas 32 vitesh Shkodra ndërron drejtim
Pas 32 vitesh, Shkodra po shkon drejt thyrjes së bastionit historik të Partisë Demokratike. Partia Socialiste duket se është shumë pranë fitores për herë të parë që prej vitit 1991 në bashkinë e Shkodrës.
Ndërsa vijon procesi i numërimit, ku nga 247 kuti në total, deri më tani janë numëruar 128 prej tyre.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Benet Beci ka marrë deri më tani 17373 vota, ose 60.0 %.
Sakaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 11588 vota ose 40.0 %. Benet Beci ka thelluar diferencën me Bardh Spahinë, me rreth 5700 vota plus.