Beni Beci: Shkodra merr jetë nga duart e vogla të fëmijëve

Shkodra u transformua në një galeri të gjallë këtë javë, falë iniciativës së kryetarit të bashkisë, Beni Beci. Fëmijët e qytetit sollën ngjyra, dritë dhe imagjinatë në rrugët dhe sheshet e Shkodrës, duke kthyer çdo vizatim në një dritare drejt ëndrrave dhe kreativitetit. Projekti tregon se qyteti nuk është vetëm hapësirë fizike, por edhe frymëzim që merr formë nga kreativiteti i të vegjëlve.

Postimi i plotë:

Shkodra në telajo… 🎨✨
Një qytet që u pikturua nga duart e vogla dhe imagjinata e madhe e fëmijëve, që i dhanë jetë rrugëve me ngjyra, dritë dhe shpirt. Çdo hap i tyre është një ëndërr në ndërtim, çdo vizatim një mënyrë për ta parë Shqipërinë më të bukur. 🇦🇱
Sepse Shkodra nuk është thjesht një qytet është frymëzim që merr formë në çdo telajo. ❤️

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?