Beniamin Feratit i jepet titulli “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”

Benjamini është djaloshi shqiptar nga Tetova që para disa ditësh dha jetën në përpjekje për të shpëtuar dy vajza vlonjate në plazhin e Zvernecit. Për këtë akt, sa njerëzor aq dhe heroik, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i dha titullin “MIRËNJOHJE E QYTETIT TË VLORËS”.

Vlerësimi i këtij shembulli, besoj se do të jetë i veçantë në atë regjistër nderi që ka kjo Bashki. Veç kësaj, shprehje tjetër e vlerësimit është se, këtë titull shkoi për ta dorëzuar në familjen e të ndjerit vet kryeqytetari i Vlorës, për të cilin ky udhëtim nuk ishte i lehtë. Ishte një udhëtim në një familje ku fatkeqësia ishte e rëndë për vet moshën shumë të re të të ndjerit, por edhe se kishte ndodhur në qytetin e tij.

Veç kësaj, fatkeqësisht, pas kësaj  ngjarje të hidhur, disa media zmadhuan e trilluan shkaqet, gjykonin përgjegjësi  e nuk u morën me dhimbjen dhe heroizmin e këtij të riu.  Pavarësishtë nga ky lloj cinizmi, Kryeqytetari i Vlorës, i pa lëkundur në dhimbjen njerëzore dhe në vlerësimin e këtij akti, ndjeu detyrimin që të përcillte vet në këtë familje atë gjurmë që kish lënë në opinionin vlonjatë akti heroik i birit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë rast, në Tetovë kishin ardhur edhe përfaqësueset e Shoqatës “Nermin Vlora”, presidentja e saj znj. Zenepe Luka, zv. Presidendja znj. Tinka Kurti si dhe zonjat Makbule Çeço, Vllasova Spahivogli, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku i Vlorë, Dritan Leli në familjen e Beniaminit

Para se të shkonin në familjen e të ndjerit në fshatin Kamjan, që ndodhet pak kilometra nga qyteti i Tetovës, Kryetarja e Komunës të këtij Qyteti, znj. Teuta Arifi dhe kryetari i këshillit të Komunës,  kishin organizuar një takim me disa media, ku nëpërmjet deklaratave të rastit, do të përcillej jehona e aktit të Benjamin Feratit dhe vlerësimit të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, si dhe të Shoqatës “Nermin Vlora”.

Pritja në familjen e të ndjerit ishte shumë emocionale, ku nuk mund të mbaheshin lotët dhe fjalët mezi dilnin. Aty nuk ishin vetëm familjarët, por edhe banorë të fshatit që këtë vizitë e kishin vlerësuar si një nder të madh. Përshtypja e parë që të bënte, ishte mosha e prindërve të Benjaminit që, si babai ashtu edhe nëna, dukeshin si vëllai dhe motra e tij. Nuk di ku e gjetën atë forcë që, gjatë kësaj vizite, në sytë e tyre u përmbajtën lotët dhe mundën të shprehnin falënderimin për këtë vizitë ngushëlluese nga vëllezërit dhe motrat e tyre që kishin ardhur nga largë. Por nuk thonë kot që, fjala thyen edhe gurin. Shprehjet ngushëlluese të kryetarit të bashkisë që dilnin aq sinqerishtë dhe në mënyrën më vëllazërore, bën efektin e një përjetimi të përbashkët veç dhimbjes së humbjes të birit të tyre, por edhe aktit të tij heroik, që e bën Benjamin Feratin shembullin njerëzor, të guximshëm dhe shumë të dashur për shoqërinë tonë e sidomos të brezit të ri.

Duke i dhënë këtë titull Benjaminit, jepet mesazhi se Vlora jo vetëm vlerëson, por bëhet edhe streh dhe mbrojtëse e këtyre vlerave kaq veçanta njerëzore.

Gjithashtu vlerësimi me medaljen e Shoqatës “Nermin Vlora”, e cila jepet për raste tepër të veçanta, flet për faktin se akti i Benjaminit përbën një shembull të një njeriu të rrallë në kohën e sotme.

Petro Stogoi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?