Bënin kërdinë me vjedhje banesash, ja si ranë në duart e policisë greke 3 shqiptarët

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhjen e shtëpive luksoze në Mykonos.

Sipas mediave greke, mësohet se tre shqiptarët vepronin kryesisht gjatë muajve të verës, ku ishulli është i tejmbushur me turistë dhe të pasur.

Policia ka dyshime se tre të arrestuarit janë pjesë e një grupi të gjerë në fushën e vjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshimet për tre personat filluan të mërkurën e kaluar, kur policia vërejti tre persona të cilët po lëviznin me një makinë “Citroen”. Më pas ata janë ndaluar dhe pas kontrollit të policisë i janë gjetur disa kartëmonedha, por edhe bizhuteri luksoze, unaza, laptope dhe tableta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet rezulton se tre shqiptarët kishin grabitur një biznesmen kanadez, i cili ishte duke shijuar pushimet e tij në Mykonos. Ata kishin vjedhur një unazë floriri, të holla dhe një laptop me vlerë 3 mijë euro.

Po ashtu pre e grabitjes së shqiptarëve kishte rënë edhe një pronar dyqani, ku i vodhën bizhuteri të shtrenjta dhe 7 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?