Bënin kërdinë në makina për t’u vjedhur kasetofonët, arrestohet njeri nga “mjeshtrat”

Komisariati nr. 6 i Tiranës ka arretsuar dy mjeshtra të vjedhjes së kasetofonëve dhe baterive të makinave në Tiranë. Lista e thyerjeve të tyre pasuar nga grabitja është e gjatë:

Policia ka arrestuar njerin, Flogert Hasën, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë si dhe shpalli në kërkim tjetrin: P. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i shtetasit Flogert Hasa si dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.A., u bë pasi më datë 24.01.2018 rreth orës 03.00 në rrugën “Thoma Koxhaj” në Kombinat, këta dy shtetas dyshohet se kanë thyer xhamat e 5 automjeteve si dhe kanë vjedhur kasetofona dhe bateri të këtyre mjeteve. Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të braktisur në afërsi të banesës së shtetasit Flogert Hasa, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale aksesorët e vjedhur (bateri dhe kasetofona).

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autorë të ngjarjes të ndodhur më datë 11.01.2018, në rrugën ”Foto Xhevella”, ku kanë thyer xhamin e një automjeti dhe kanë vjedhur kasetofonin dhe baterinë. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohen se mund të kënë kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 134 -25 dhe 150 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?