Jetë luksoze në mes të Londrës me paratë e drogës, 15 vite burg për shqiptarin
Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg pasi u shpall fajtor për shitjen e 40 kg kokainë nëpër rrugët e Londrës. Lodvik Guraj kishte përdorur më shumë se 42 telefona për të kryer shpërndarjen e lëndës narkotike tek përdoruesit.
Lodvik Guraj, shqiptari 33-vjeçar me banim në Londër është dënuar me 15 vite burg pasi u shpall fajtor për shitjen e 40 kg kokainë nëpër rrugët e Londrës.
Ai kishte përdorur më shumë se 42 telefona për të kryer shpërndarjen e lëndës narkotike te përdoruesit.
Sipas mediave britanik Guraj kishte arritur të nxirrte 1.6 milionë paund nga kokaina që u shiste klientëve në Londër, dhe me paratë që siguronte bënte një jetë luskoze.
Kur hetuesit sekuestruan celularin zbuluan video në të cilat ishin filmuar pushimet luksoze dhe makinat e shtrenjta me të cilat lëvizte.
Guraj i tha autoriteve se ishte përfshirë në këtë trafik të shpërndarjes së drogës së Clasit A për të paguar një borxh të madh
Ai u arrestua në dhjetor 2017 dhe hetuesit zbuluan dhe 14 persona të tjerë të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike.
Por falë hetimeve ofruam evidenca të qarta se Guraj po përfitonte nga të ardhurat e shitjes së drogës së klasit A” tha Neil Ballard, një dedektiv.
Sipas tij Guraj ishte koka e këtij rrjeti shpërndarësish të drogës në të gjithë Londrën.
KOHA JONË SONDAZH

