“Benzi” përplas ambulancën që po transportonte të sëmurin në Durrës

Një automjet tip “Benz”, ku udhëtonin disa persona është përplasur me një automabulancë. Autoambulanca po transportonte për në spital një të sëmurë, por i ka prerë rrugën në kryqëzim një automjet benz me targë AA 582 FH në të cilin gjendeshin 5 vetë. Prej tyre vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës por është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë  në unazën e plazhit. Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime.

Është njoftuar një tjetër autoambulancë e cila ka shkuar më vendngjarje dhe ka transportuar të sëmurin dhe personat që gjendeshin në makinën “Benz”.

Sipas informacioneve mësohet se autoambulanca po lëvizte me sirenë të ndezur kur ka ndodhur aksidenti. Sakaq, ngjarja ka ndodhur jashtë fashës kur lejohet lëvizja e automjeteve civile. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP