Beogradi notë proteste Sarajevës: Gati na vratë kryeministrin!

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka dërguar notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës për shkak të sulmit në Srebrenicë ndaj kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas kësaj note, Serbia kërkon nga organet përgjegjëse të Bosnjës që t’i gjejë sulmuesit dhe t’i dënoj ata sipas ligjit. “Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç me praninë e tij ka treguar gatishmërinë që të përkulet para viktimave të Srebrenicës dhe të bëjë hap përpara në raportet në rajon, që presim edhe nga vendet tjera.

Nga zyrtarët e Bosnjës presim gjykim publik te tentim vrasjes së kryeministrit të Republikës së Serbisë”, thuhet në notën e protestës së MPJ­së serbe. 

SHKARKO APP