Beqaj: 130 mijë euro investim për qendrën shëndetësore të Kastriotit

Plot 130 mijë euro do të përdoren për rikonstruksionin dhe furnizimin me aparatura të reja të Qendrës Shëndetësore në Kastriot të Dibrës, për të ofruar një shërbim sa më të mirë dhe cilësor të kujdesit Parësor për banorët e kësaj zone.

Gjatë një vizite pune në këtë zonë, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka pohuar se në çdo qytet apo zonë rurale po punohet për ti ofruar kujdes shëndetësor me Mbulim Universal dhe Akses Universal çdo qytetari që i drejtohet qendrave shëndetësore apo spitaleve. Për kreun e shëndetësisë, në këtë drejtim, është e domosdoshme që edhe në Qendrën Shëndetësore të Kastriotit, të krijohen mundësitë për të siguruar një përmirësim të ndjeshëm të kushteve dhe mjediseve të këtij institucioni.

“Kjo qendër shëndetësore mbulon një popullsi jo të vogël, dhe besoj se në muajin Tetor, do të fillojnë punimet për zbatimin e një projekti, i cili parashikon përmirësimin dhe rehabilitimin e mjediseve të Qendrës Shëndetësore, i shoqëruar bashkë me furnizimin me pajisje mjekësore. Janë rreth 130 mijë euro që do të investohen në këtë qendër shëndetësore për të rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor që ofrojmë,” ka pohuar ministri Beqaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por mjekët e Qarkut të Dibrës tashmë kanë edhe mundësinë që me anë të çantave individuale me pajisje mjekësore të ofrojnë shërbim shëndetësor edhe në banesa apo vende të tjera ku pacientët kanë nevojë. “Kështu që mjekët, infermierët, përkushtimi i tyre, profesionalizmi i tyre do të jenë shumë më të plota me këtë qendër të rikonstruktuar dhe me pajisjet e reja, por edhe me faktin që mjekët, edhe këtu në Kastriot si në të gjithë Qarkun e Dibrës, kanë marrë çantat me pajisjet mjekësore individuale në mënyrë që të kryejnë një mjekim shumë më të mirë dhe në vizitat ambulatore, sidomos në një zonë rurale,” theksoi ministri Beqaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çantat mjekësore për mjekët e familjes në qarkun e Dibrës, ashtu si edhe atë të Fierit, përfshijnë instrumente të tilla si: glukometër, stetoskop për fëmijë dhe të rritur, puls oksimetër, çekiç neurologjik, kalendar shtatzanie, stetoskop fetal – shumë të rëndësishme për mjekët për të ofruar shërbime shëndetësore cilësore.

Gjatë këtij viti në të gjithë vendin janë duke u zbatuar një sërë projektesh të rëndësishme për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore dhe Spitaleve, ndërkohë që projekti i rikonstruksionit dhe furnizimit me pajisje të reja i QSH-së Kastriot, vjen pas investimit prej 90 mijë euro të siguruara për qendrën shëndetësore të Maqellarës, rikonstruksioni i së cilës do të jetë gati pranverën e ardhshme.

—###—

 Fjala e plotë e Ministrit Beqaj:

E domosdoshme është edhe në Qendrën Shëndetësore të Kastriotit të bëjmë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve dhe ambienteve. Kjo qendër shëndetësore mbulon një popullsi jo të vogël dhe besoj se në muajin Tetor do të fillojnë punimet për zbatimin e këtij projekti i cili parashikon përmirësimin dhe rehabilitimin e mjediseve të Qendrës Shëndetësore, i shoqëruar bashkë me furnizimin me pajisje mjekësore.

Janë rreth 130 mijë euro që do të investohen në këtë qendër shëndetësore për të rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor që ofrojmë.

Sigurisht, që tashmë kemi miratuar dhe po zbatojmë një kuadër të ri ligjor që ti japim Mbulim Universal qytetarëve tanë, por jemi të bindur që e drejta në ligj nëse nuk shoqërohet me Akses dhe me Cilësi Universale, është diçka që mbetet vetëm në letër.

Kështu që mjekët, infermierët, përkushtimi i tyre, profesionalizmi i tyre, do të jenë shumë më të plota me këtë qendër të rikonstruktuar dhe me pajisjet e reja, por edhe me faktin që mjekët, edhe këtu në Kastriot si në të gjithë Qarkun e Dibrës, kanë marrë çantat me pajisjet mjekësore individuale në mënyrë që të kryejnë një mjekim shumë më të mirë dhe në vizitat ambulatore, sidomos në një zonë rurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?