Beqaj: 300 mijë dollarë investime për autoambulancat

Brenda këtij muaji do të nisë funksionimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nga ku do të kontrollohen dhe bashkërendohen të gjitha lëvizjet e autoambulancave në shkallë vendi, ndërkohë që autoambulancat në të gjithë vendin do të jenë të stacionuara në pika të ndryshme për të qenë sa më pranë urgjencave.

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të kryer sot (05/09/2016) në Shërbimin e Urgjencës së Tiranës, ka pohuar se projekti i shpërndarjes së autoambulancave në disa pika ka nisur me Dibrën dhe do të vazhdojë në të gjithë vendin. “E filluam në Dibër dhe do të vazhdojmë edhe në javët në vijim, që ka të bëjë me vendndodhjet e reja të autoambulancave në territor. Besoj që nga fundi i kësaj jave, dhe deri në javët e ardhshme, brenda gjithë shtatorit do të paraqesim përpara publikut dhe nëpërmjet jush (mediave të shkruara dhe vizive), vendndodhjet e reja të autoambulancave, në mënyrë që flota që kemi, të jetë shumë më tepër në dispozicion të nevojave që qytetarët kanë për Urgjencën Mjekësore,” ka nënvizuar Ministri Beqaj.

Por ky projekt nuk mund të zbatohej pa një infrastrukturë bashkëkohore, ndaj edhe së fundi, me një investim prej 300 mijë dollarësh, 20 autoambulanca janë pajisur me aparatura të cilat kryejnë një sërë funksionesh për diagnostikim të shpejtë të sëmundjeve, si dhe mbajtjen në jetë të pacientit në rastet e problemeve në zemër. “Aktualisht, kemi fuqizuar kapacitetet e rreth 20 autoambulancave, me një investim prej 300 mijë dollarësh për të vendosur në këto autoambulanca pajisje bashkëkohore defibrilatorë, edhe jetëshpëtuese. Këto janë pajisje të cilësisë së lartë, që kanë mundësi të kryejnë disa veprime, dhe të gatshme, që ne kur të na funksionojë i gjithë sistemi i ndërlidhjes, të mund të përcjellim në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, apo në spitale të caktuara, edhe informacion lidhur me parametrat vitalë të qytetarëve, të cilët ndodhen përpa këtyre rasteve të veçanta,” pohoi kreu i shëndetësisë .

Swiss Digital Desktop Reklama

Me anë të këtyre pajisjeve, pacientëve mund tu jepet ndihma e parë që në banesë, apo kudo ku ndodhen. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, dr. Skënder Brataj, ka pohuar se vendosja e këtyre aparaturave garanton cilësinë e jetës tek pacientët. “Aparatura, jo vetëm i shpëton jetën, por garanton edhe cilësinë e jetës dhe është gjëja më e rëndësishme, sepse ne mund ta sjellim një përson në jetë por në qoftë se nuk do të zgjohet nuk do të ketë më cilësi jete. Kështu, këto aparatura duke pasur autonominë 10 orë, do të thotë që autoambulanca mund të kryejë turnin në lëvizje pa pasur nevojën që të ndalojë dhe të bëjë karikimin e aparaturës. Kjo aparaturë jep goditjen elektrike, bën elektrokardiogramën, identifikon nëse ka infarkt, aritmi ose çfarëdolloj tjetër problematike kardiologjike,” theksoi Brataj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Shëndetësisë i është përgjigjur interesimit të gazetarëve por edhe të opinionit publik se çfarë do të ndodhë me godinën ekzistuese të Shërbimit të Urgjencës së Tiranës. Sipas tij, ajo do të vazhdojë të funksionojë si një si një pikë ku do të jetë e stacionuar një nga autoambulancat për të qenë sa më thirrjeve në territor.

 —###—

 Fjala e plotë e Ministrit Beqaj:

Vazhdojmë përpjekjet për të fuqizuar sistemin e shërbimit të Urgjencës Mjekësore. Aktualisht kemi fuqizuar kapacitetet e rreth 20 autoambulancave, me një investim prej 300 mijë dollarësh për të vendosur në këto autoambulanca pajisje bashkëkohore defibrilatorë, edhe jetëshpëtuese. Këto janë pajisje të cilësisë së lartë që kanë mundësi të kryejnë disa veprime dhe të gatshme që ne, kur të na funksionojë i gjithë sistemi i ndërlidhjes, të mund të përcjellim në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, apo në spitale të caktuara, edhe informacion lidhur me parametrat vitalë të qytetarëve të cilët ndodhen përpara këtyre rasteve të veçanta.

Janë pajisje të cilat kanë një autonomi për rreth 10 orë të cilat na lejojnë të bëjmë edhe veprime në pjesë të vendit që janë ende të izoluara apo kudo ku autoambulancat duhet të shkojnë.

Sigurisht, që do të vazhdojmë me ndërhyrje të tjera. Shumë e rëndësishme është ajo që kemi filluar tani në shtator. E filluam në Dibër dhe do të vazhdojmë edhe në javët në vijim, që ka të bëjë me vendndodhjet e reja të autoambulancave në territor.

Besoj, që nga fundi i kësaj jave dhe deri në javët e ardhshme, brenda gjithë shtatorit do të paraqesim përpara publikut dhe nëpërmjet jush (mediave të shkruara dhe vizive), vendndodhjet e reja të autoambulancave në mënyrë që flota që kemi të jetë shumë më tepër në dispozicion të nevojave që qytetarët kanë për Urgjencën Mjekësore.

Pyetje nga gazetarët:

Z, Beqaj  para një viti besoj, në mos gabohen për kohën, jemi sot në godinën e Urgjencës së Tiranës ku u përfol se do të shpërbëhej, këtu do të ndërtohej pallat dhe vijmë sot pas një viti. Realisht çfarë do ndodhë ?

 Për mua nuk ka rëndësi “bujat” që bëhen herë pas here, rëndësi ka që ne vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona. Programi i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, është një nga pesë kolonat kryesore tona në angazhimet e marra në shëndetësi .

Nëse kthehemi në kohë, kemi patur një program të qartë, një vizion të qartë, një plan të qartë ku miratuam ligjin, ngritëm institucionin. Besoj, brenda muajit, një godinë e mrekullueshme do të vihet në punë për Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Brenda shtatorit është gara për sistemin e pranimit dhe të marrjes së thirrjes në të gjithë vendin. Sigurisht, po bashkëpunojmë edhe me Ministrinë e Brendshme, e cila udhëheq projektin unik të urgjencës në Shqipëri, Polici, Zjarrfikës, Ambulancë me 112.

 Kjo godinë ku jemi sot do të vijojë të ketë të njëjtin funksion apo do të shpërbëhet për tu kthyer në një objekt tjetër ?

Ministri Beqaj: Kjo godinë nuk mund të qëndrojë të luajë misionin që ka patur deri më sot. Me krijimin e Urgjencës Kombëtare Mjekësore të gjitha thirrjet për të gjithë Shqipërinë do të vijnë në një qendër të vetme, por sigurisht, kjo që njihet si Urgjenca e Tiranës do të vazhdojë të funksionojë si një pikë ku do të jetë e stacionuar një nga autoambulancat për të qenë sa më thirrjeve në territor.

 Z. Ministër, pas datës 1 Janar do të të hapet urgjenca kombëtare ashtu siç është menduar?

Ministri Beqaj: Urgjenca Kombëtare, projekti i saj vazhdon të zbatohet rregullisht. Unë sapo i’ua thashë se, brenda Shtatorit, ne do të vëmë në punë Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, një godinë e re, moderne me standarde bashkëkohore dhe është në territorin e Spitalit të Traumës.

 Ku ndodhen 20 autoambulancat e reja, janë në funksion në këtë moment që flasim?

Ministri Beqaj: Të 20 autoambulancat e reja, të ardhura në Shqipëri në janarin e kaluar, janë në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa sot, po flasim për 21 pajisje të tilla, që janë vendosur në ato autoambulanca. Është një pajisje e tillë nga një në çdo qark dhe janë 4 apo 5 në Tiranë.

 Fjala e z. Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare

Këto aparatura kanë një sërë funksionesh por mbi të gjitha në rastet e një arresti kardiak, siç janë aritmitë vdekjeprurëse, goditja elektrike është e vetmja terapi që shpëton jetën e njerëzve dhe e sjell në jetë. Jo vetëm i shpëton jetën, por garanton edhe cilësinë e jetës dhe është gjëja më e rëndësishme, sepse ne mund ta sjellim një përson në jetë por në qoftë se nuk do të zgjohet nuk do të ketë më cilësi jete. Kështu, këto aparatura duke pasur autonominë 10 orë do të thotë që autoambulanca mund të kryejë turnin në lëvizje pa pasur nevojën që të ndalojë dhe të bëjë karikimin e aparaturës.

Kjo aparaturë jep goditjen elektrike, bën elektrokardiogramën, identifikon nëse ka infarkt, aritmi ose çfarëdolloj tjetër problematike kardiologjike, që në momentin që takojmë pacientin, dhe mund të bëjë dhe përcjelljen dhe transmetimin e elektrokardiogramës tek specialist përkatës.

Por, gjëja më e rëndësishme është fakti që janë mjetet, aparaturat, personeli dhe trajnimi i mjekëve nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ne jemi në rrugë e sipër.

Pyetje nga gazetarët:

Për sa mjekë kemi nevojë dhe si mbulohet sot shërbimi i urgjencës, janë mjekë specialist të specialiteteve të ndryshme?

Drejtori Brataj: Mjekët të cilët operojnë sot janë mjekë me specialitete të ndryshme. Ne kemi specializimin e Urgjencës Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë, ku doli brezi i dytë i Emergjencë-Urgjencës. Do të vazhdohet me të njëjtin ritëm. Do të kryhen edhe kurse 2-3 ditore për personelin e urgjencës mjekësore, jo vetëm mjekë por dhe infermierë, dhe dhënës të ndihmës së shpejtë. Në të gjithë Shqipërinë do të jenë rreth 140-150 autoambulanca që do të jenë në shërbim të çdo urgjence.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?