Beqaj: Domosdoshmëri ngritja e rrjetit të trajtimeve për toksikodipendentëve

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi i praktikave më të mira dhe zhvillimet e reja në teknologjinë e Internetit për parandalimin dhe teknikat e trajtimit të problemeve të drogës në Shtetet Anëtare të BE-së me përfituesit e Programit IPA, për t’i sjellë këto të fundit më pranë në përputhje me politikën anti-drogë të BE-së.

Përveç kësaj, takimi synon edhe vlerësimin e nevojave të përfituesve në këtë fushë dhe ofrimin e ekspertizës konkrete për zhvillimin e mjeteve të përshtatshme të bazuar në Internet. Një nga qëllimet e Strategjisë 2013-2020 anti-drogë të BE-së është zgjerimi i disponueshmërisë, qasjes dhe mbulimit e trajtimit efektiv dhe të larmishëm të problemeve të drogës dhe qasjen ndaj përdoruesve të varur ndaj drogës.

 Në fjalën e tij përshëdetëse në takim, Ministri Beqaj theksoi midis të tjerash, se përveç vullnetit të qartë për luftë pa kompromis kundër kultivimit e tregtimit të Qeverisë së koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’, ka nevojë për një përgjigje adekuate sociale ndaj fenomenit të drogës, në të dyja frontet, atë të ofertës dhe kërkesës, përbën dhe duhet të përbëjë një ndër përparësitë e lëvizjeve sociale, ku padyshim ajo institucionale duhet të zërë vend veçanërisht të rëndësishëm.

“Krahas niveleve primare dhe terciare të parandalimit”, – tha  më tej ai, – “rëndësia e të cilëve do të qëndrojë gjithnjë aktuale (që realisht për vetë natyrën e tyre më lehtësisht të aplikueshme kanë okupuar vazhdimisht pjesën dominuese të aktiviteteve kundërvenëse antidrogë), në kushtet e krijimit të një kontigjenti të ndjeshëm të toksikodipendentëve, ngritja e rrjeti integral të institucioneve dhe shërbimeve trajtues/rehabilitues anti-drogë përbën një nevojë deri domosdoshmëri”.

Pas një përmbledhje të zhvillimeve të reja në fushën e varësisë nga droga, takimi do të shërbejë për hartimin e një pasqyre treguese të nevojave ekzistuese në rajon. Përgjigjet në pyetësorin e zhvilluar nga Zyra Kroate për Luftën Kundër Abuzimit me Drogën tregojnë se vetëm Kroacia ka mundësuar ndërhyrjet në me bazë Internetin në këtë drejtim, dhe në këtë drejtim, takimi do të shërbejë për ndarjen e kësaj përvoje me të gjithë përfituesit e IPA-s, për elementët e tyre të dobishëm, veçanërisht në sistemin shëndetësor për adoleshentët që eksperimentojnë me drogën dhe për përdoruesit e drogës.

Në ditën e dytë të takimit do të diskutohen zhvillimet konkrete të ndërhyrjeve specifike dhe do të ketë diskutime për përforcimin e dialogut rajonal si dhe forcimin e mekanizmave të koordinimit të politikave të drogës që janë të aftë për t’iu përgjigjur situatave reale të drogës. Takimi do të kontribuojë gjithashtu edhe në përcaktimin e nevojave për ndërhyrje me bazë Internetin në rajon, duke ofruar zgjidhje konkrete të bazuara në përvojën e BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

 

SHKARKO APP