Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës ”arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që caktoi ndaj tij masën “arrest me burg”.

Beqaj kërkoi rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, si dhe rrëzimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë, por kërkesat e tij u lanë në fuqi sipas procedurës ligjore.

Ish-ministri ndodhet në burg që nga 4 korriku 2024, pas arrestimit nga SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian në agjencinë SASPAC, ku shërbente si drejtor. Ndërkohë, për çështjen e “Sterilizimit”, Beqaj po ndiqet në gjendje të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?