Beqaj: Shëndetësia me shifra, jo llogje
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përmes një statusi në rrjetet sociale ka publikuar arritjet sipas tij të sektorit që ai drejton.
Ja statusi i plotë i ministrit të Shëndetësisë:
“Tridhjetë e gjashtë slides për 36 muaj, për të krahasuar ecurinë e punës që kemi bërë me marrjen e detyrës, pikërisht 36 muaj më parë.
Si ishte 36 muaj më parë, dhe si është sot sistemi i kujdesit shëndetësor.
Gjithësecili prej nesh mund të ketë mendimin e vet personal për punën që kemi bërë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor që shqiptarët meritojnë të kenë.
Por, numrat flasin qartë! Shifrat nuk mund të gënjejnë!
Ato tregojnë qartësisht se në çfarë gjendje të mjeruar e gjetëm sistemin shëndetësor kur erdhëm në detyrë, dhe çfarë ndryshimesh rrënjësore kemi mundur të realizojnë në kaq pak kohë.
Me shifra, jo llogje!
Sigurisht, që jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë! Duhet punuar më shumë, dhe do të punojnë më shumë!
Por unë mendoj se është e drejtë që të gjithë të krijojnë një ide të qartë për realitetin në shëndetësi, duke filluar nga realiteti i fakteve, realiteti i numrave!”.


















KOHA JONË SONDAZH

