Beqaj: Të mos presim që qytetarët të bëhen pacientë
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë sot ne Kongresin e II-të Ndërkombëtar Mjekësor “Fokus në Onkologji” nga ku theksoi se duhet kthyer vëmëndja te qytetarët, ende pa u bërë paciente, në mënyrë që të parandalohet sëmundja.
Duke vënë theksin te edukimi i vazhdueshëm, Beqaj tha se duhen shtuar diagnostifikimet qoftë laboratorike, ashtu edhe radiologjike.
”Sigurisht, të fokusuar më shumë pas sëmundjes, të paktën bëjmë më shumë diagnostikim, qoftë laboratorik, qoftë radiologjik. Për fat të mirë, edhe institucionet tona publike, sot ofrojnë radioterapi moderne me Akselerator Linear. Që nga momenti që kemi nderhyre, në neurologji janë trajnuar me Akselerator Linear 90 pacientë, ndërsa në onkologji 165 pacientë dhe punojnë që nga muaji qershor me ritëm goxha të lartë”, tha Beqaj.
Më tej, ai vuri në dukje se në tre vjet, janë shtuar mbi 25 barna, principe aktive, përveçse barna, në listën e rimbursimit. Beqaj përmendi edhe kirurgjinë në Shqipëri, duke thënë se projekti i zgjerimit të Instrumentarit Kirurgjikal do t’i vijë në ndihmë ndërhyrjeve duke i realizuar më mirë.
Sipas tij, mjeket dhe mjekët e rinj janë të lirë ta zhvillojnë karrierën e tyre në Shqipëri, por dhe jashtë Shqipërie, duke vlerësuar reformën në arsimin e lartë.
KOHA JONË SONDAZH

