Berat/ 27-vjeçari shkon i plagosur me armë zjarri në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, ku një 27-vjeçar ka shkuar në spital, i plagosur me armë zjarri.
I plagosuri, banues në lagjen “Uznovë” në Berat, ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Gjendja e tij paraqitet e rëndë, ndërsa aktualisht ai ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

