Berat/72-vjeçari abuzon me 13-vjeçaren, e mitura ka frikë ta denoncojë

Një tjetër rast abuzimi me të mitur është denoncuar në rrjetet sociale. Një 72-vjeçar me iniciale S.B nga Ura Vajgurore, denoncohet nga disa të rinj se ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare, por e mitura ka frikë ta denoncojë.

Ky është një rast që Policia e Shtetit duhet të marrë menjëherë masa, pasi sipas qytetarëve i moshuari i jep para së miturës, por ndihet e kërcënuar nga i moshuari.

Ditët e fundit në media janë denoncuar raste të frikshme të abuzimeve ndaj të miturve. Sakaq, të dielën në Tiranë do të mbahet një protestë për ti thënë STOP abuzimit me fëmijët.

SHKARKO APP