Berat/ Administrata në punë, qytetarët në rrugë

Kjo e martë e ka gjetur qytetetin e Beratit me rrugë të tejmbushura me njerëz, pavarësisht masave të marra nga qeveria, ku një ndër ato është edhe ndalimi i këmbësorëve nëpër rrugë, për parandalimin e përhapjes të mëtejshme të koronavirusit (Covid-19).

Pamjet e marra sot në Berat të japin përshtypjen e një dite normale dhe jo të një frike pandemie nga virusi COVID-19. Të gjitha zyrat e administratës janë hapur. Bashkia, prefektura, kadastra, zyrat e gjendjes civile etj, punonjësit janë njoftuar që prej ditës së djeshme për rifillimin e punës.

Në lidhje me qarkullimin e mjeteve në rrugë, ato janë të pakta, ndërkohë që forca të shumta policie i sheh në postoblloqet e ngritura në disa pika në qytet, ku kontrollohen lëvizjet e mjeteve, nëse kanë autorizim për të qarkulluar apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?