Berat, aksident me humbje jete
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në Berat. Në aksin rrugor dytësor Berat-Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S.R, 40 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij. Motomjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues në anë të saj. Nga përplasja, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
KOHA JONË SONDAZH

