Berat, arrestohet shpërndarësi i heroinës, u kap pranë stacionit të autobusëve
Policia e Beratit ka goditur një rast të shpërndarjes së drograve të forta. Ndërsa në pranga u vu shtetasi Stavri Mice, 33 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”.
33-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Stacioni” dhe u kap duke shpërndarë heroinë.
“Gjatë kontrrollit fizik që ju ushtrua nga shërbimet e policisë në lagjen “Kushtrimi”, pranë stacionit të autobusave urban, i’u gjet dhe sekuestrua në cilsinë e provës materiale 11 doza, të ndara në qese të vogla, e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi i’u gjet një sasi prej 60 kokrra të dyshuara si fara të bimës Canabis Sattiva”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

