Berat, hynë të vjedhin naftë, roja i qëllon dhe plagos njërin nga autorët

Dy hajdutë që kanë tentuar të vjedhin naftë në një makineri gazsjellësi, janë qëlluar me armë nga roja,ku për pasojë një prej tyre ka mbetur i palgosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Mbrakull rreth orës 23:00.

Shefit Muço, 57-vjeç dhe Arjan Xhanari, 18-vjeç, të dy banues në Vërtop, Poliçan, tentuan të vidhnin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit, por gjatë tentativës janë pikasur nga roja Kodian Salillari. Ky i fundit ka qëlluar me pushkë gjuetie në drejtim të tyre dhe si pasojë ka mbetur i plagosur 57-vjeçari.

Roja më pas është larguar nga vendgjarja dhe ka fshehur armën në shtëpinë e tij. Arma u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e 38-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka arrestuar dy autorët që tentuan të vidhnin naftën, si edhe rojen e parkingut të gazsjellësit për “Plagosje të rëndë me dashje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e dyshuar e krimit një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Klodian Salillari, i dyshuar për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje“, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“, parashikuara nga nenet 88 dhe 280, dhe për për shtetasit Shefit Muço, Arjan Xhinari, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134, 22 dhe 25 te Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?