Berat, Klosi: Punësimi në TAP, bashkëpunim me zyrat e Punës

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,  Blendi Klosi, së bashku me kreun e Inspektoriatin e Punës Dritan Ylli, Prefektin e qarkut Berat Fadil Nasufi inspektuan fillimin e punës në një nga kantieret më të mëdha të projektit TAP, në Urën Vajgurore Berat.

Për realizimin e projektit të shtrirjes së rrjetit të gazsjellësit TAP në territorin shqiptar, do të punësohen mbi 5000 punonjës.  Në takimin në zyrat e kompanisë  që po realizon punimet,  ministri Klosi kërkoi që rekrutimi i punonjësve për këtë segment të bëhet në bashkëpunim me Zyrat Rajonale të Punës në Berat, për të patur prioritet  punësimi personat nga familjet më  në nevojë të këtij qarku.

Ministri Klosi deklaroi se do të ketë bashkëpunim të plotë për trajnimin e personelit,  duke i ofruar kompanisë punonjës sa më të kualifikuar. Së bashku me Inspektoriatin e Punës, ministri Klosi kërkoi nga kompania sigurimin e kushteve sa më të mira pune për punonjësit, sigurinë në punë dhe akomodimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?