Berat, Rama takim me asamblenë e PS-së: BE e ka renditur Shqipërinë të parën në rajon për luftën kundër korrupsionit

Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste të Beratit. Ai theksoi sërish luftën pa rezerva që qeveria dhe mazhoranca po kundër korrupsionit, si asnjëherë më parë. Rama tha se kjo vërtetohet edhe nga një raport i Bashkimit Europian, që pritet të publikohet ditët në vijim, ku Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për luftën kundër korrupsionit

“Ju kanë çmendur me uturimat se korrupsioni është rritur si asnjëherë tjetër, jo në fakt korrupsioni luftohet si asnjëherë tjetër dhe është i ulët si asnjëherë tjetër. Korrupsioni shikohet te ekonomia, si mund të jetë rritur korrupsioni dhe të jetë rritur ekonomia?

Si ka mundësi që korrupsioni është rritur dhe janë rritur të ardhurat në buxhet? Si ka mundësi që korrupsioni është rritur dhe është rritur numri i kompanive që përfitojnë nga tenderat? Si është rritur korrupsioni kur pak ditë më parë, Bashkimi Europian përmes mekanizmave që monitoron ecurinë e fondeve publike, e ka renditur Shqipërinë të parën në rajon, me parametrat më të mirë në rajon”,– tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Mos e ul kokën”, Rama gjen trajneren e re për deputetët. Është një pensionte nga Berati

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti Bozdo për takimin e Ramës me fermerët në Berat: Po tenton të kthejë kooperativat

VIDEO/ Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

Ministri Salla në Berat me përpunuesit e vajit të ullirit: Paga më të larta në bujqësi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?