Berat/Reshjet e shiut përmbytin pusetat

Pas situatës me stuhinë në qytetin e Elbasanit edhe në Berat reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme. Shiu ka krijuar një kaos në lëvizjen e makinave ku janë krijuar radhë të gjata automjetesh nga Kombinati në hyrje të Beratit e deri në Uznovë në dalje të qytetit. Uji ka vërshuar në rrugët e qytetit për shkak se disa puseta kulluese kanë shpërthyer nga prurjet e larta të shiut dhe amortizimit të tubacioneve. Ky aks rrugor krijon gjithmonë problematika pas reshjeve të shiut. Punonjësit e bashkisë dhe të ujësjellësit po punojnë në kanalizime për të zhbllokuar pusetat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?