Berat, takim me nxënësit ekselentë për festat e Fundvitit

Në sallën e konferencave të bashkisë së Beratit u organizua sot takimi me nxënësit e dalluar të shkollave 9-vjeçare.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, punonjës të institucionit të bashkisë, prindër, mësues dhe nxënës të shkollave. Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i bashkisë shprehu kënaqësinë e tij që për dy vite rresht bashkia e Beratit në prag të festave të fundvitit ndan dhurata për nxënësit e dalluar.

Ai falënderoi nxënësit për arritjet e tyre, të cilët janë modeli që duhet ndjekur, falënderoi mësuesit për përkushtimin e tyre në edukimin e brezit të ri, prindërit për përkujdesjen që tregojnë, duke iu krijuar atyre kushte sa më të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky grup nxënësish janë si një pasqyrë për ne, ku ne shohim rezultatet e punës dhe të së ardhmes sonë”,-u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Sinaj. Në vazhdim të aktivitetit u ndanë dhuratat për nxënësit e shkollave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?