Berat/Dëgjesa Publike për hartimin e Vlerësimit Mjedisor
Bashkia Berat ka ndërmarrë nismën për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit Administrativ, sipas përcaktimeve të ligjit 115/2014 dt. 31.07.2014, “ Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, dhe në zbatim të parashikimeve të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”.
Në këtë proces, Bashkia po asistohet nga USAID, përmes Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), si një nga 5 bashkitë model në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të planifikimit të territorit.
Në vazhdën e procesit , Bashkia Berat organizoi dëgjesën e dytë publike për hartimin e Vlerësimit mjedisor, ditën e premte , datë 9 shtator 2016 në ambjentet e Qendres Kulturore “Margarita Tutulani “.
Në këtë takim , të pranishmit, qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile,specialist dhe përfaqësues të institucioneve, u informuan mbi procesin dhe u bënë pjesë e diskutimeve dhe problematikave ne lidhje me draft materalin e Vlerësimit Mjedisor të Planit të Përgjitshëm Rregulles. Ky takim do të ndihmojë grupin e punës në plotësimin e dokumentit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe ne marrjen e nje produkti te qendrueshem .
Çështjet kryesore të diskutuara kishin të bënin me sistemimin dhe trajtimin e lumit Osum,trajtimin e pyjeve dhe kullotave, të rezervuarëve, ndotjet mjedisore të krjuara nga pesticidet në bujqësi,ndotja mjedisore e krijuar nga grumbullimet e inerteve etj.
Vlerësimi medisor do të shërbejë për të udhëhequr punën e Bashkisë në përcaktimin e masave për zbatimin e Planit të Përgjithshëm sipas direktiave të Bashkimit Europian në fushën e mjedisit.
KOHA JONË SONDAZH

