“Berati po prishet”, Shoqata Antipatrea kundër projekteve të qeverisë: Bashkia drejtohet nga një kryetar mediokër, i paaftë, jo transparent

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër punimet në rrugën e re që të çon në kalanë e Beratit.

E ndërsa Rama flet për turistë që do shtohen si shkak i projekteve të mëdha të qeverisë që ai drejton një apel i fortë vjen nga Shoqatat dhe intelektualët e këtij qyteti të cilët deklaron se Berati po prishet.

Një apel i tillë vjen nga Shoqata Antipatrea, e cila përmes rrjeteve sociale shpreh habinë e saj se si mundet të ndërtohet By-pass në lumë pa sistemuar më parë lumin Osum.

Reagimi i plotë i Shoqatës Antipatrea

Berati po prishet.

Dëm miliarda lekë të hedhura në lum, sicc e themi ne beratasit.

Nuk mundet të bëhen investime në qendër të qytetit Berat, pa u bërë pritësi i ujërave të larta.

1 – Bashkia drejtohet nga një kryetar mediokër, i paaftë, jo transparent,

Si munde të ndërtosh një parkim nëntokësor në sheshin qendror të qytetit, pa sistemuar ujërat e larta?

2 – Si munde të ndërtosh bajpas në lumë, pa sistemuar lumin Osum? Pse nuk thërrisni intelektualët beratas dhe më gjerë për të dhënë mendime për zbatim projektesh për rregullimin e Beratit.

Pse nuk bëni transparencë se nga vijnë këto fonde? Dhe nëse janë taksat e beratasve, është një krim akoma më i madh.

Një ditë do të gjykoheni, Berati nuk është i juaji, atë e kanë ngritur dhe mbrojur të parët tanë.

BERATI PO PRISHET.
DEM MILJARDA LEKE TE HEDHURA NE LUM,SIC E THEMI NE BERATASIT.NUK MUNDE TE BEHEN
INVESTIME NE …

Pubblicato da Shoqata Antipatrea Berat su Sabato 23 gennaio 2021

SHKARKO APP