Bëri sherr me italianin se e përqeshi, vr**et me th*kë 61-vjeçari shqiptar nga fqinji i mbesës së tij
Një 61-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në qendër të Bibbiano-s në Itali, mbrëmjen e së premtes (7 Qershor). Autor i kësaj ngjarjeje është një 41-vjeçar italian, banues në Bibbiano.
Konflikti mes të dyve ndodhi pas një qëndrimi përqeshës që italiani pati kundrejt shqiptarit. Viktima kishte shkuar në shtëpinë e mbesës. Autori i kësaj ngjarje është fqinj i saj.
Pas ngjarjes në pallatin ku ndodhi krimi u mblodhën miq dhe të afërm të viktimës. Aty pati momente të forta tensioni, ndërsa u detyrua krijimi i një kordoni sigurie për të nxjerrë autorin e dyshuar pasi njerëzit kërkonin që ta godisnin duke i shkuar nga pas mjetit të policisë.
Shqiptari 61-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, u godit me një thikë kuzhine. Autori e mori armën e krimit në apartamentin e tij, ku jetonte me të ëmën dhe më pas shkoi tek shtëpia e fqinjes shqiptare ku ishte edhe viktima.