Berisha: 4 milionë euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim për mediat me aleatët e tij në Selinë e PD-s. Në këtë deklaratë për shtyp, ai hedh akuza mbi Kryeministrin. Ai thotë se qeveria Rama do ta mbrojë me çdo kusht pasurinë e grupeve kriminale të biznesit që kanë marrë tendera nga fondet e shtetit.
Ndër të tjera,Berisha përmend edhe skandalin lidhur me tenderat e drejtuesve të AKSHI-t duke thënë se nuk është e mundur ndonjë që në një ndërmarrje private të ketë pasur tre pengmarrje brenda gjashtë muajsh.
Berisha shtoi se Ergys Agasit i janë gjetur 4 milion euro shishe verë dhe kjo sipas tij është e paimagjinueshme.
KOHA JONË SONDAZH

