Berisha akuzoi se Engjell Agaçi u arratis, reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD Sali Berisha, se Engjëll Agaçi është në arrati ndërsa laptopi i tij ndodhet në SPAK.

“Prej ditësh këneta ka marrë peng Engjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën, familjen me fermant të bufit që e shpalli Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë të arratisur nga drejtësia. Agaçi studio në Itali, u bë pjesë e një prej studiove të njohura të avokatisë në Romë, u kthye në Shqipëri me ftesën time dhe i përket ajkës së juristëve shqiptarë.
Për atë që përfaqëson është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të një arterie koronare për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksioni gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar. Prej disa ditësh në reanimacion mjekët italianë nuk jepnin detaje nëse do të dilje nga gjendja, Agaçi ende vijon të jetë nën kujdesinë tyre “, tha Rama ditën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?