Berisha: Bashën do e takoja po të ishte në zyrë, ne nuk përjashtojmë asnjë
Edhe pse mes tij dhe Lulzim Bashës ka pasur një retorikë të ashpër, Sali Berisha tha se do ta takonte atë pa problem, pasi mbetet anëtar i Partisë Demokratike dhe se çdo demokrat është i mirëpritur në PD.
“Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe demokratë dhe nuk është në ditë e mirë për Edi Ramën, Sot është një ditë e opozitës e cila është tashmë e gatshme për një betejë të suksesshme ndaj këtij regjimi që po rrënon financat dhe reputacionin e shqiptarëve.
Vota e lirë në PD do të jetë e garantuar për këtë që do të kandidojë. Në nuk përjashtojmë asnjë njeri edhe sikur kundërshtitë e mia më të mëdha, që kanë qenë me Lulzim Bashën por në rast se do ta dija që ishte në atë zyrë, nuk do të ishte pengesë për mua për ti shkuar ti takuar. Ai është anëtar i PD, jemi të hapur ndaj çdo demokrati”.