Berisha: CDI miraton rezolutën e PD, nevojë për një sistem drejtësie të pavarur

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të mbrëmjes, nga ballkoni i shtëpisë para mbështetësve të tij, tha se sot është miratuar me unanimitet të plotë, rezoluta më e fuqishme në mbështetje të opozitës shqiptare.

”Miqtë e mi, sot paradite Internacionalja e Qendrës Demokrate, organizata që grupon së bashku 108 parti politike nga të gjitha kontinentet, organizatë planetare, ka folur në një seancë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë ndokush për secilin prej jush, për Opozitën shqiptare. Pra, sot është miratuar rezoluta më e fuqishme kundër regjimit në Shqipëri. Që nga koha e Enver Hoxhës, sot është miratuar me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim nga përfaqësues të këtij forumi botëror, planetar rezoluta në mbështetje të Opozitës shqiptare, të çdo opozitari të këtij vendi, të demokracisë”,-tha Berisha.

Berisha lexoi po ashtu rezolutën e CDI-së, paraqitur nga PD, ndërsa shtoi se është votuar në unanimitet nga 108 forca politike, ndër më të mëdha të botës, të të gjitha vendeve. ”CDI thekson nevojën për një sistem drejtësie të paanshëm dhe të pavarur në Shqipëri. Rastet e fundit të arrestimeve persekutimeve dhe burgosjeve politikisht të motivuara të liderëve, deputetëve, qeveritarëve vendorë të opozitës pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme provojnë se Edi Rama kërkon me çdo mjet një mandat të katërt”.

SHKARKO APP